Anzgari
Anzgari (801-865) është u quajt “Apostull i Veriut”. Përhapja e krishterimit në Suedi është e lidhur me inisiativën misionare të Kryeepiskopit të Hamburgut, Anzgar. Në vitin 829 një përfaqësi e suedeze mbërriti në Normandi dhe kërkoi nga mbreti, që të interesohej për kristianizimin e tyre. Kjo detyrë iu ngarkua murgut Anzgar, i cili në shoqërinë e disa tregtarëve skandinavë pas shumë peripecive mbërriti në Birka, ku mori garanci nga mbreti Biorn që të predikonte krisherimin. Aktiviteti misionar u kurorëzua me krijimin e komuniteteve të krishtera, por Anzgari në vitin 832 u detyrua të largohej nga Suedia sepse u fronëzua Kryepiskop i Hamburgut nga papa Grigori IV. Ky i fundit e caktoi Anzgarin që të përkujdesej për danezët dhe suedezët. Megjithë përpjekjet dhe zellin misionar, Anzgari shënoi vetën fillimin e kristianizimit të popujve skandinavë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Andrea Llukani, Kristjanizimi i skandinavëve, Ngjallja, mars 2001, faqe 4.