ANTROPOLOGJIA
✤ Shkencë natyrore e historike që studion prejardhjen, evolucionin dhe gjendjen e sotme të organizmit të njeriut e të racave të tij brenda variacioneve normale. Përpara Çlirimit A. si shkencë e zbatuar, nuk njihej në Shqipëri. Me A. e shqiptarëve janë marrë kryesisht disa amatorë e etnografë dhe vetëm pak antropologë të huaj. Në vitet e pushtetit popullor u ndërmorën hapa për zbatimin e A. në fusha. të ndryshme mjekësore, fizkulturore-sportive e të industrisë së veshjeve. Më 1973 u ngrit bërthama e parë antropologjike pranë Institutit të Historisë. Së bashku me laboratorin përkatës, më 1976 bërthama kaloi pranë Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave. Një grup pune për studime në këtë fushë vepron në Katedrën e anatomisë normale e histologjisë të Fakultetit të Miekësisë të UT.
Drejtimet themelore të shkencës për A. e shqiptarëve janë dy: a) Gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore të vendit, që i shërbejnë studimit të plotë antropologjik të popullit tonë; b) Studimi i materialeve skeletike nga epokat e hershme historike, me qëllim që të përcaktohen etapat e formimit, vazhdimësia dhe zhvillimi kohor i tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Arritjet e hulumtimeve në këtë fushë janë kumtuar në sesione, seminare e konferenca shkencore brenda e jashtë vendit. Studime me karakter antropologjik botohen në organet shkencore, si «Iliria», «Etnografia shqiptare», «Studia Albanica», «Buletin i UT — seria shkencat mjekësorex etj.
(Al.Dh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Antropologjia