APENDISI

Apendisi është një qeskëzë e vogël me formë e me madhësi sa gishti i vogël dhe që qëndron varur në zorrën e verbër. Ndodh që për shkaqe të ndryshme apendisi të infektohet, si p.sh. kur në gropëzën e tij hyn e mbetet aty, deri sa kalbëzohet. ndonjë grimcë ushqimore. Infektimi mund të përparojë, apendisi mund të mbledhë, të fryhet e të shpërthejë. Në këto raste është e domosdoshme të kryhet një operacion kirurgjik dhe apendisi të hiqet. Nga heqja e apendisit organizmi ynë nuk cënohet fare.

Në fakt apendisi nuk kryen asnjë funksion. Ai është një zgjatim i zorrës së verbër, i gjatë nga dy deri në dhjetë centimetra. Studiuesit mendojnë se apendisi është mbeturinë e ndonjë organi të lashtë, që sot ka humbur krejtësisht funksionet e tij. Ai sot ka një farë rëndësie vetëm te disa kafshë. Te miu, p.sh., apendisi merr pjesë në tretjen e celulozës, që ndodhet me shumicë te lënda drusore, me të cilën minjtë ushqehen.

Trupi — Ynë

[cite]