ARHONDI
✤ (Arhoni). Sundimtar e qeveritar i një krahine gjatë periudhës bizantine, pjesëtar i parisë feudale të vendit, pronar i madh tokash. Në Shqipëri A. përmendet për herë të parë në Durrës, shek.X-XI. Sundimtari i shtetit të Arbërit Dhimitri (shih) në fillim të shek. XIII, e quante veten «arhond i madh»; në Shqipërinë e J në shek.XIII njihen A. si sundimtarë të krahinave të Sopotit (Borshi) dhe të Vajenetisë (Vurg). Më vonë termi A. mori kuptimin e fisnikut me pasuri të madhe të tundshme e të patundshme.

(K.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arhondi


[cite]