ARIANITI GJERGJ


ARIANITI GJERGJ
✤ (? -rreth vitit 1463). Nj^ nga figurat kryesore historike të shek. XV pjesëmarrës dhe udhëheqës i shquar në luftën kundër pushtimit osman. Fusha kryesore e veprimtarive luftarake ishin zotërimet e tij në viset malore të Shqipërisë Qendrore e Juglindore dhe zonat gjatë luginës së Shkumbinit. Më 1431-1432 me regjistrimin e tokave shqiptare Gj.A. u zhvesh nga një pjesë e zotërimeve të tij feudale që u përfshinë në sistemin e timareve dhe në Sanxhakun shqiptar kurse për pjesën tjetër të tokave ai mbeti vasal. i sulltanit. Më 1432 kur ndodhej në oborrin e sulltanëve në Edrene, Gj.A. u thirr nga popullsia e krahinave të Shqipërisë Qendrore për t’u vënë në udhëheqje të kryengritjeve që kishin shpërtliyer këtu. Që nga fundi i vitit 1432 deri më 1434 e më tej kryengritjet nën udhëheqjen e Gj.A. korrën një varg fitoresh të rëndësishme, siç ishin sidomos ajo në luginën e Shkumbinit (shih Buzurshek). Shpartallimi i forcave të mëdha osmane e bëri Gj.A. një figurë të njohur dhe me dhe 1960. Teprica e qëndrueshme e depozitave autoritet edhe jashtë Shqipërisë, me të cilin u lidhën planet për një aksion evropian kundër vërshimit osman dhe për një kryengritje të përgjithshme të popujve ballkanas që do të nisej nga Shqipëria. Gj.A. veproi përsëri me aksione luftarake në drejtim të Maqedonisë më 1443 në bashkërendim me ekspeditat antiosmane të hungarezëve. Që prej vitit 1444, ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu dhe mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe në gjithë betejat e para kundër osmanëve deri më 1450. Edhe pse qe aleat i Skënderbeut, dhe u bë vjehërr i tij, Gj.A. e konsideronte veten si zot të pavarur, zotërimet e të cilit nuk u shkrinë në shtetin e përqendraar të Skënderbeut. Gj.A. lidhi në raste të ndryshme marrëveshje të veçanta me shtete të huaja (me Alfonsin e Napolit (shih), me Venedikun etj.). Politika e Skënderbeut për të ngushtuar dhe thyer parti.kularizmin feudal shkaktuan pakënaqësi edhe tek Gj.A. i cili filloi të largohej prej tij. Më 1463 pas vdekjes së Gj.A. Skënderbeu përfshiu në fakt zotërimet arianitase në shtetin e vet. Nga të dhënat e traditës gojore del se luftimet e fundit të zotërimeve arianitase u zhvilluan në zonën Polis-Shpat dhe përfunduan me rënien e kalasë së Sopotit. Pasardhësit e Gj.A. ikën në mërgim ku luajtën ende një rol politik në oborret perëndimore, pa hequr dorë nga zotërimet e tyre në Shqipëri.

(P.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arianiti Gjergj


[cite]