ARTET
✤ Tërësia e veprimtarive në fushën e arkitekturës, skulpturës, pikturës, muzikës, teatrit, kinematografisë, arteve të zbatuara e dekorative dhe të llojeve të tjera të krijimit artistik.
Në truallin e Shqipërisë dëshmitë më të hershme të A. janë qeramika, terrakota neolitike dhe më vonë qeramika dhe punimet në metal të fiseve ilire të periudhave të bronzit dhe të hekurit të parë (shih Arti Parahistorik). Gjatë antikitetit arkitektura, skulptura dhe Ar. e zbatuara zhvillohen në stilin e kohës në ngulimet helene, si dhe në qytetet e trevat ilire ku paraqiten me tipare të veçanta (shih Arti Antik). Nga mesjeta e hershme kemi dëshminë e zhvillimit të arkitekturës, mozaikut dhe ‘ skulpturës dekorative paleokristiane (shih Kuliura e hershme bizantine), ndërsa në thellësi të vendit traditat ilire vazhdojnë në A. e zbatuar të arbërve të hershëm (shih Kultura e Komanit). Gjatë mesjetës zhvillohen arkitektura e kultit të krishterë (shih), piktura dhe A. e zbatuara kryesisht fetare të stilit bizantin me elementë etnografikë lokalë dhe etnikë. Pushtimi osman në shek.XV e ndërpreu fillin e zhvillimit të kulturës, të arkitekturës, pikturës dhe A. të aplikuara, të cilat zënë pak nga pak të gjallërohen në prodhimin e stilit pasbizantin, duke fituar veçanësi më të dukshme të vendit dhe elemente realiste deri në shek.XVIII. Ngrihen edhe godina të arkitekturës së kultit islamik (shih). Me~zhvillimin e jetës së qyteteve lulëzojnë arkitektura e banesës, A. e zbatuara e dekorative popullore, krijime të zejtarëve të talentuar në shumë tekiiika dhe me karakteristika etnike dalluese shqiptare. Me Rilindjen Kombëtare zënë fill A. e reja: muzika, piktura, teatri e të tjera laike e të lidhura me aspiratat e luftës për liri. Pas shpalljes së Pavarësisë, në kushtet e pafavorshme sidomos të regjimit obskurantist të A.Zogut, artistë të talentuar krijojnë vetë një pikturë, skulpturë, teatër, muzikë etj kombëtare realiste! demokratike e në nivel profesional.
Artet në RPSSH, përbërës me rëndësi të veçantë të jetës e të kulturës socialiste, luajnë rol të pazëvendësueshëm në edukimin estetik të masave. I orientuar nga politika e Partisë dhe i udhëhequr nga mësimet e shokut Enver Hoxha, pushteti popullor ka kujdes të veçantë per zhvillimin e lulëzimin e arteve dhe për artistët. «Shteti përkrah zhvillimin e lëtërsisë dhe të arteve të realizmit socialist që u përmbahen idealeve të socializmit e të komunizmit dhe përcaktohen nga fryma kombëtare popullore» (neni 35 i Kushtetutës së RPSSH).
Në RPSSH A. me përmbajtje socialiste revolucionare e karakter kombëtar mbështeten në ideologjinë marksiste-leniniste të PPSH dhe në parimet e metodës krijuese të realizmit socialist. Ato nisën qysh me këngën e teatrin partizan dhe grafikën e Luftës Nacionalçlirimtare. Pas Çlirimit duke u mbëslitetur në një trashëgim të pakët profesional imediat e sidomos në pasurinë e artit popullor dhe të folklorit, veprimtaria dhe krijimi artistik vijrxë duke u rritur. Ato zhvillohen nga një periuçihë (etapë) në tjetrën së bashku me përparimin e pandërprerë të gjithë shoqërisë soeialiste e të revolucionit. Plenumi XV i KQ të PPSH i vitit 1965 vuri në dukje konsolidimin e tyre në A. të realizmit socialist. Gjatë zhvillimit të tyre të mëtejshëm kanë thelluar partishmërinë proletare, frymën militante, karakterin popullor dhe fizionominë kombëtare si A. realiste, në kundërshtim me A. formaliste dekadente borgjeze e revizioniste dhe në luftë me ndikimet e tyre. Rëndësi të veçantë në këtë drejtim pati Plenumi XV i KQ të PPSH i vitit 1973. Kjo ka bërë që artistët të zgjerojnë dhe të rritin veprimtarinë e tyre, të thellojnë brendinë socialiste e revolucionare të A., që janë konsideruar nga PPSH si ndilimëse të saj në edukimin komunist të masave.
Kongresi VIII i PPSH (1981) shtroi para A. detyrën që të plotësojnë më tej tahlonë e gjerë të jetës dhe të rrisin nivelin e tyre artistik, duke iu përgjigjur stadit të arritur të shoqërisë socialiste. Në RPSSH sot lulëzojnë në bashkëveprim të ngushtë krijimtaria artistike profesionale, lëvizja amatore dhe krijimtaria popullore.
Për zhvillimin e veprimtarisë artistike krijuese e ekzekutuese shteti ka ngritur në qytete e fshatra një numër të madh teatrosh, salla shfaqjesh e koncertesh, pallate e shtëpi kulture, galeri të Arteve, institucione qendrore si «Teatri i Operës e Baletit», «Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore», «Teatri Popullor», Kinostudioja «Shqipëria e Re», etj., shumica të krijuara vetëm pas Çlirimit. Gjithashtu në qendrat e punës, kooperativat e shkollat dhe pranë institucioneve kulturore shtetërore dhe të organizatave të masave ka grupe artistike amatore. Jeta e pasur artistike përfshin shumë forma; shfaqje, koncerte, ekspozita kombëtare e lokale të arteve figurative, festivale të teatrove të këngës, të filmit, konkurse artistike, muzikore etj. Për përgatitjen e artistëve të rinj janë ngritur shkolla të mesme të posaçme artistike dhe Instituti i Lartë i Arteve (shih), ndërsa veprojnë rrethe e kurse artistike për fillestarë e amatorë. Artistët së bashku me shkrimtarët kanë organizatën e tyre shoqërore Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (shih). Krijuesve u sigurohen kushte të përshtatshme lehtësuese për punë krijuese: Të drejtat e autorësisë për krijimet artistike dhe shpërblimet për to janë të garantuara me ligj.
Në RPSSH janë lëvruar dhe zhvillohen të gjitha llojet, shumë nënlloje e gjini të A.: arkitektura, skulptura, piktura, grafika, muzika, teatri, kinematografia, baleti, artet e zbatuara e dekorative. fotografia (shih) cirkti, etj. Kërkesat shoqërore kanë bërë që të zhvillohen veçanërisht gjinitë e mëdha. A. e realizmit socialist në RPSSH me karakter popullor e fizionomi kombëtare, i japin përparësi tematikës aktuale, pasqyrojnë me vërtetësi realitetin, interpretojnë me partishmëri proletare jetën dhe ngjarjet historike, në frymën e idealeve socialestetike të përparuara, duke i dhënë rëndësi heroit pozitiv dhe duke kërkuar nië formë të përpunuar me mjeshtëri për t’i shprehur sa më me forcë përmbajtjen e tvre soeialiste e revolucionare, brenda së cilës zhvillohen stilet dhe individualitetet e ndryshme të artistëve krijues e ekzekutues.
(A.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Artet