Ashti i legenit
Ashti i legenit nuk është i njëjtë te femrat dhe te meshkujt. Legeni i femrave, në krahasim me atë të meshkujve. është më i shkurtër dhe më i gjerë.
Ashti i legenit është kocka më e madhe e trupit tonë. Në anën e sipërme të legenit ngulitet në mënyrë shumë të qëndrueshme kërbishti i shtyllës kurrizore, ndërsa në anën e poshtme të saj nyjëtohen kockat e gjymtyrëve të poshtme. Në ashtin e legenit mbështeten organet e brendshme të trupit të njeriut.
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Ashti i legenit," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/ashti-i-legenit.