ATDHEU
✤ (1912). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kuiturore, letrare etj. në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe frëngjisht. Numri i parë doli më 1.8.1912 në Konstancë të Rumanisë, pas prillit 1914 u shpërngul në Shqipëri (në Durrës dhe Shkodër), doiën rreth 70 numra. Drejtohej nga 3. Mihal-Lehova. A. mbrojti të drejtat e kombit shqiptar, propagandoi idenë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve; demaskoi politikën e xhonturqve dhe të qarqeve shoviniste që kërkonin copëtimin e Shqipërisë. Bashkëpunuan M.S.Gurra (shih) si redaktor, Asdreni, J.P.Vruho, M.Grameno, M.Duçi etj.
(P.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Atdheu
[cite]