ATOLET

(deti)

Në ujërat e ngrohta të Oqeanit Paqësor ka mjaft ishuj koralesh. që kanë formën e një unaze. Këta ishuj quhen atole dhe formohen nga skeletet e disa kafshëve të vogla detare — të koraleve. Koralet zhvillohen në koloni të shumta në vendet e cekëta të deteve të ngrohta. Skeletet e tyre formojnë ishuj të vegjël rrethorë, mbi të cilët erërat dhe deti hedhin rërë dhe fara bimësh. Qendra e ishullit është një lagunë, domethënë një liqen me ujë deti, me ujëra të qeta dhe plot me peshq. Shumë ishuj koralesh janë të banuar. Banorët e tyre ushqehen kryesisht me peshq dhe fruta.

Qielli – Deti – Toka

[cite]