KORALET

(deti)

Degëzat e kuqe ose ngjyrë vjollcë, me të cilat bëhen shumë objekte zbukurimi si vathë, varëse të ndryshme, gjilpëra me kokë, byzylykë, dhe që ngjajnë me ca shkurre pa gjethe, nuk janë bimë, por grumbuj skeletesh kafshësh shumë të vogla detare, të quajtura korale. Koralet janë kafshë të vogla detare, që zhvillohen në koloni në ujërat e deteve të ngrohta. Ato gjenden edhe në Mesdhe. Koralet e gjalla zhvillohen në skeletet e koraleve të ngordhura, të cilat formojnë blloqe të gëlqerëzuara prej disa tonelatash. Në Oqeanin Paqësor disa lloje koralesh formojnë barriera të pakalueshme ose ishuj koralesh. Duket si e pabesueshme që qenie kaq të vogla, të cilat ushqehen vetëm me plankton, janë arkitekte kaq të zonja.

Qielli – Deti – Toka

[cite]