BËTEJA E AKELOUT


BËTEJA E AKELOUT
✤ (1358). Ndeshja vendimtare ndërmjet forcave shqiptare të udhëhequra prej Gjin Bua Shpatës dhe pinjollit të fundit të despotëve bizantinë të Epirit, Niqiforit II. Feudalët bizantinë të Epirit të dëbuar nga pronat e tyre gjatë pushtimit serb, përfituan nga përçarja e dobësimi i sundimtarëve serbë në Epir pas vdekjes së Stefan Dushanit (1355). Niqifori II, pasardhës i despotëve të mëparshëm Angj el-Komnenë të Epirit mundi të rivendoste sundimin e vet në Thesali; prej andej në krye të një ushtrie ku merrnin pjesë edhe mereenarë turq selxhukë, u fut në Epir për të rivendosur sundimin e feudalëve bizantinë. Ai hasi në qëndresën e fortë të popullsisë shqj.ptare që mbulonte gjerësisht tokat e Epirit. Nën udhëheqjen e sundimtarit të fuqishëm Gjin Bua Shpata, forcat shqiptare u ndeshën me bizantinët në vendin e fortifikuar Akelou në breg të l.Aspropotam dhe e asgjësuan ushtrinë kundërshtare, kurse vetë Niqifori mbeti i vrarë.B. e A. qe përpjekja e fundit për të rivendosur sundimin bizantin në trevat me popullsi shqiptare; fitorja konsolidoi sundimin e feudalëve shqiptarë që kishin krijuar zotërimet e veta në Epir dhe despotatin e Artës nën sundimin e Gjin . Bua Shpatës e të trashëgimtarëve të tij, «qi ruajtën pavarësinë deri sa ranë nën sundimin osman në fillim të shek.XV.

(P.Xhu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bëteja E Akelout


[cite]