BËNJA
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (L), në shpatin P të malësisë së Qarrishtës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Mërtinj (shih). B. është vendlindja e patriotit Kamher Bënja (shih). Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave. Rriten mirë pjergullat B. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muzeum, qendër shëndetësore dhe pika të shërbimit tregtar e komunal. Pranë B. së Langaricës ndodhet Shpelia e Bënjës (shih).
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bënja
[cite]