BËRSNIKU
✤ Fshat i krahinës së Vërçës në rrethin e Gramshit, gjatë rrugës Gramsh-Korçë, në bregun e djathtë të Devollit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Kodovjatit (shih). Dëshmohet si vendbanim i vjetër, ruhen gërmadhat e një kalaje mesjetare. Me këtë emër përmendet qysh në shek.XV. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ dhe gjatë operacionit armik të dimrit, ka qëndruar shoku Enver Hoxha me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. B. bën pjesë në kooperativën e bashkuar të Kodovjatit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e duhanit. Fshati ka shkollë të ciklit të ulët, qendër shëndetësore, vatër kulture, muze, dhe pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bërsniku
[cite]