BABRRUJA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VL), fare afër kryeqytetit. Përfshihet në fshatin e bashkuar «NB «17 Nëntori». Fshati B. dëshmohet që në gjysmën e dytë të shekullit XVII. Banorët e tij kanë marrë pjesë në luftërat për pavarësi, në Kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme më 1914-1915, si dhe në qëndresën kundër regjimit të Zogut, bejlerëve dhe agallarëve. Ishte bazë e Luftës ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në gusht 1943. Më 1958 hyri në NB «Gjergj Dimitrov» dhe sof është në «NB «17 Nëntori». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i rrushit, i foragjereve, e ullinjve. Ka rendimente të larta, i lopëve foragjere në qumësht është mbi 3000 1 për kokë. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpinë e kulturës, am~ bulancën, shtëpinë e lindjes, pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Babrruja
[cite]