BACKA LACE


BACKA LACE
✤ (1865-1913). Veprimtar i lëvizjes për çlirim kombëtar. Lindi në Backë të Skraparit në një familje fshatare. Në vitet e para të shek.XX komandoi një çetë atdhetare, që u dallua për veprimet e saj luftarake kundër sunduesve osmanë në Skrapar, Kolonjë etj. Pas Shpalljes së Pavarësisë e vazhdoi luftën kundër forcave pushtuese të shovinistëve grekë. Në luftimet kundër tyre në Qafën e Martës u plagos rëndë dhe pas pak ditësh vdlq.

(B.Y.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Backa Lace


[cite]