BAJRON XHORXH GORDON


BAJRON XHORXH GORDON
✤ (George Gordon Byron, 1788-1824). Poet i shquar romantik anglez. B. hartoi shumë vepra letrare, midis të cilave një vend të rëndësishëmzëpoemae njohur Çajld Harold’s (Childe Harold’s Pilgrimage,

(1812-1817) shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet e poetit në Spanjë,’Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkon patosi i luftës së popujve të shtypur e të robëruar. Në të Xh.B. u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë. Më 1955 vepra u përkthye në gjuhën shqipe prej S.Luarasit.

(M.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bajron Xhorxh Gordon


[cite]