BARDHAJ
✤ Fshat në rrethin e Mirditës (L), në JP të Kurbneshit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Lëkundë, Lufaj, Tharri, popullsia gjithsej 2157. Është fshat i vjetër mesjetar, deri më 1970 njihej me emrin Bozhiq. U çlirua në shtator 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten perimet, drurët frutorë, të imëtat. B. ka dy shkolla 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, ambulancë dhe pika të shërbimeve tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bardhaj
[cite]