BASHKIM
✤ (1998). Gazetë e përdyjavshme politike e shoqërore, në gjuhën shqipe dhe më 1910 me dy faqe turqisht. Numri i parë doli më 8.11.1908 në Stamboll, vijoi 10 nr. me ndërprerje deri më 1910. E drejtonte Mihal Shan Tepelena. Botoi materiale mbi gj’endjen në Shqipëri, propagandoi luftën për të drejtat kombëtare, demaskoi politikën imperialiste të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve shoviniste fqinje.

(Z.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashkim


[cite]