BASHKIMET PROFESIONALE TË SHQIPËRISË


BASHKIMET PROFESIONALE TË SHQIPËRISË
✤ (BPSH). Organizatë politike shoqërore masive e klasës punëtore, e udhëhequr nga PPSH, që bashkon vullnetarisht në radhët e saj punëtorët e nëpunësit, dhe lufton për edukimin e mobilizimin e tyre për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit. Hero i Punës Socialiste. U themelua më 11.2.1945 (shih: Konferenca Nacionale e Punëtorëve dhe e Nëpunësve) nën udhëheqjen e PKSH (sot PPSH) në bazë të porosive dhe të kujdesit të drejtpërdrejtë të sh.Enver Hoxha, si trashëguese e traditave më të mira të lëvizjes revolucionare të klasës punëtore.

BPSH, si shkolla të komunizmit, zhvillojnë një punë të gjithanshme për edukimin ideopolitik, klasor dhe revolucionar të anëtarëve që të armatosen punonjësit me bindje të qëndrueshme për vitalitetin dhe epërsinë e rendit tonë socialist, të edukohen me frymën e patriotizmit socialist dhe të internacionalizmit proletar, të bëhen sa më të aftë nga ana profesionale, të pajisen me kulturë të gjerë e virtyte të larta komuniste. BPSH punojnë që të ngrihet më tej vetëdija e klasës punëtore për rolin dhe misionin e saj në shoqërinë socialiste si klasë në fuqi BPSH i kushtojnë kujdes të veçantë mobilizimit të gjerë dhe pjesëmarrjes aktive të punëtorëve dhe punonjësve të tjerë në zhvillimin e ekonomisë, në hartimin e plotësimin e planeve ekonomike e shoqërore të shtetit, në zgjidhjen e problemeve të prodhimit. Për këtë qëllim ato organizojnë emulacionin socialist (shih), nxisin dhe përkrahin nismat, aksionet dhe lëvizjet revolucionare, mendimin krijues e novator, studiojnë dhe përhapin përvojën e përparuar në të gjitha fushat e prodhimit etj.

Ato punojnë për njohjen dhe zbatimin e legjislaeionit soeialist nga ana e anëtarëve të tyre, kujdesen dhe ushtrojnë kontroll për zbatimin e Kodit të punës dhe ligjit të sigurimeve shoqërore. Ato ndjekin zbatimin e marrëveshjeve të përfunduara ndërmjet administratës së ndërmarrjes dhe komitetit profesional lidhur me përmirësimin e kushteve materiale dhe kulturore të punonjësve, luftojnë deri në fund kundër çdo veprimi burokratik që cënon të drejtat e tyre të garantuara me ligj. BPSH ndërtohen sipas parimit të centralizmit demokratik, në bazë prodhimi e territori, e mbështesin gjithë punën e tyre në metodën e bindjes. Jeta e organizatës zhvillohet në përputhje me normat e statutit të BPSH. Kongresi IX’ i BPSH (qershor 1982) bëri disa përmirësime në strukturë, duke krijuar Këshillin e Përgjithshëm të BPSH, nga gjiri i të cilit u ngritën 4 Këshilla Qendrore të Bashkimeve Profesionale sipas degëve kryesore të ekonomisë. Në këtë bazë janë ndërtuar organet drejtuese të organizatave profesionale në rrethe.

Për forcimin e gjithanshëm të BPSH dhe për të kryer me sukses detyrat që i ka ngarkuar Partia, kanë luajtur një rol të rëndësishëm me punën e tyre organizuese e drejtuese presidentët e kësaj organizate shokët • Gogo Nushi, Rita Marko, Pilo Peristeri, Petro Papi e Sotir Koçollari, kanë dhënë ndihmesë të çmuar në veprimtarinë e saj aktivistët Mafuz Laze, Kristaq Misha, Qimo Kocani, Llambi Kudra, Qamil Peshqeshi, Hasan Alimerko, Nebahete Bakiri, Viollanda Cicko, Vangjel Mëhilli, Idriz Dhrami, Fahrije Salicaj, Nimet Cani etj.

(F.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashkimet Profesionale Të Shqipërisë


[cite]