BASHKIMI I FIZKULTURISTËVE DHE I SPORTISTËVE TË SHQIPËRISË


BASHKIMI I FIZKULTURISTËVE DHE I SPORTISTËVE TË SHQIPËRISË
✤ (BFSSH). Organizatë shoqërore vullnetare e fizkulturistëve dhe e sportistëve të RPSSH. U krijua më 1958 me bashkimin e gjithë shoqërive sportive. Punon për zhvillimin e kulturës fizike e të sporteve në bazë të iëvizjes masive, drejton dhe organizon veprimtaritë, kujdeset për edukimin fizik të masave punonjëse dhe për ngritjen e cilësisë sportive. Udhëhiqet nga orientimet e PPSH dhe vendimet e qeverisë, duke bashkëpunuar me organizatat e tjera shoqërore. Organi më i lartë është konferenca kombëtare, e cila zgjedh Këshillin e Përgjithshëm të BFSSH. Prej këtij zgjidhet Komiteti i BFSSI-I dhe kryesitë e federatave sportive. Pranë këtyre ngrihen komisionet qendrore për llojet e sporteve, këshillat e trajnerëve dhe të gjyqtarëve. Në çdo rreth ka Këshill të rrethit të BFSSH me një komitet, kryesi të klubeve sportive dhe komisione. Në qendrat e punës e shkoilat ka këshill sportiv. Njësia bazë është Kolektivi fizkulturor sportiv (shih). BFSSH ka statutin, stemën dhe flamurin e vet. Mban lidhje me organizatat sportive ndërkombëtare, me federatat ndërkombëtare të sporteve dhe me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nëpërmjet Komitetit Olimpik Shqiptar (shih).

(D.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashkimi I Fizkulturistëve Dhe I Sportistëve Të Shqipërisë


[cite]