BASKETBOLLI


BASKETBOLLI
✤ Lojë sportive me dy skuadra nga 5 lojtarë, që përpiqen të hedhin me dorë një top në koshin e palës kundërshtare. Fusha është 26xl4m, koshi në një tabelë 3,05 m lart. Në Shqipëri ka filluar të ushtrohet më 1919 në Shkollën Teknike të Tiranës, më 1934 nisi organizimi i ndeshjeve kombëtare ndërmjet shkollave. Pas Çlirimit mori formë të organizuar, hyn në programet e edukimit fizik të të gjitha shkollave. Sot gjithë Mubet ‘ sportive kanë ekipe të B., zhvillohet çdo vit kampionati kombëtar, kupa e Republikës (që më 1951) dhe kupa me raste jubiare, Më 1946 u bë kampionati i parë kombëtar për meshkuj, më 1947 për femra. Veprimtaritë drejtohen nga Federata e lojërave me dorë. Skuadrat shqiptare marrin pjesë në kupat e kampionëve dhe Kupën e kupave të Evropës (që më 1968). Më 1947 u bë në Tiranë kampionati ballkanik dhe i Evropës Qendrore.

(F.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Basketbolli


[cite]