BASHTOVA


BASHTOVA
✤ Fshat fushor në rrethin e Durrësit (JP), në rrjedhën e poshtme të Shkumbinit, 10 km nga derdhja e tij. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Gosë (shih). Në mesjetë bënte pjesë në ieudin arbëresh të Matarangëve dhe përmendet në dokumente të shek.XV kur është ngritur edhe Kështjella e Bashtovës. Ka planimetri katërkëndëshe me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet dhe midis tyre nga një kullë katërkëndëshe. Muret kanë sipër tyre bedena dhe janë përshkuar në shumë pika, sikurse edhe kullat, me frengji për të lehtësuar mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndërtesa banimi, depo ushqimesh e municionesh. Ka pasur tri hyrje. Kuilat e këndeve ndaheshin në pesë kate të pajisur me frengji, ndërsa kullat e tjera në dy kate. Gjithashtu në muret kishte dy nivele luftimi me frengji që shfrytëzoheshin nëpërmjet platformave prej druri. Në shek.XVIII u rindërtua muri P, i cili ishte rrëzuar nga vërshimi i lumit. Është një ndër kështjellat e rraiia të zonave fushore të Ballkanit, që është ruajtur deri më sot. Që në shek.XIV përmendet për eksportin e drithi’t edhe skela e B. në grykën e Shkumbinit. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Më 1959 B. u kthye në një sektor të NB të Gosës. B. ka shko« llë 8-vjeçare, muze, vatër kulture pika të shërbimeve tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashtova


[cite]