BATALIONI PARTIZAN I DIBRËS


BATALIONI PARTIZAN I DIBRËS
✤ U formua më 26.7.1943 në fshatin Gjoricë e Sipërme të Shupenzës. Në përbërje të tij u rreshtuan tri çeta partizane: e Grykës së Madhe, e Grykës së Vogël dhe e Sllovës, me 180 veta. Më vonë në këtë batalion u rreshtua edhe çeta e Gollobordës. Ndër veprimet luftarake më të rëndësishme të batalionit ishin: në bashkëveprim me batalionin e Martaneshit (shih), në korrik 1943 goditi forcat italiane në Drenok e në Bulqizë; më 3 gusht goditi garnizonin e fortifikuar italian në Dibrën e Madhe; gjatë 14 gushtit goditi dhe zhvilloi luftime të ashpra me një autokolonë italiane në rrugën automobilistike Dibër e Madhe-Peshkopi, nga Kerçishti e Pocesti, deri në kodrat e Pojskës e në Obok të Maqellarës; më 23-25 gusht, në bashkëveprim me batalionin e Martaneshit, niori pjesë në luftimet për çlirimin e Zerqanit;* gjatë muajit shtator batalioni, pasi goditi një autokolonë italiane në Trebisht, nga 22 deri më 24 shtator, në bashkëveprim me batalionin Krujë-Ishëm, mori pjesë në luftimet për çlirimin e qytetit të Krujës; nga 17-19 tetor zhvilloi luftime në qytetin e Peshkopisë kundër 3000 forcave mercenare; nga 31 tetori deri më 3 nëntor 1943, në bashkëveprim me batalionin e Martaneshit, zhvilloi luftime të ashpra për të çliruar qytetin e Dibrës dhe e mbrojti atë për 4 ditë rresht nga sulmi i 3600 forcave gj ermane-balliste; më 16 dhe 17 nëntor zhvilloi luftime rishtas për mbrojtjen e qytetit të Dibrës nga sulmi gjermano-ballist, por nga epërsia e shumtë e armikut, batalioni u tërhoq në malet e Kovashicës. Pas kalimit të forcave të D.I S në veri të Shkumbinit, në bashkëveprim me të, mori pjesë në luftimet për çlirimin e Homeshit e të Peshkopisë. Më 20.8.1944 B.P. i Dibrës u rreshtua në Br. XVIII S (shih)

(K.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan I Dibrës


[cite]