BAZA MATERIALO-TEKNIKE E SOCIALIZMIT
✤ Tërësia e elementeve materiale të forcave prodhuese, d.m.th. mjetet dhe objektet e punës në një shkallë të caktuar të zhvillimit sasior e cilësor të tyre, të nevojshme për të ngritur mirëqenien e gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe për të mbrojtur fitorei e socializmit, me tipare e strukturë të përshtatshme për marrëdhëniet socialiste në prodhim.
Në RPS të Shqipërisë B.M.T. e S. karakterizohet nga një sërë tiparesh, që burojnë në radhë të parë nga natyra socialiste e rendit ekonomiko-shoqëror, ndër të cilat më kryesore janë: sundimi i prodhimit të madh me makina që vendoset në të gjitha degët e ekonomisë; zhvillimi i pandërprerë dhe me ritme të larta në lidhje të ngushtë me thellimin e revolucionit tekniko-shkencor; zhvillimi i planifikuar i saj, karakteri kompleks i zhvillimit të saj në aspektin degësor, territorial dhe i drejtimeve të përparimit fekniko-shkencor; përdorimi i plotë dhe me efektivitet i aftësive prodhuese që disponohen; shkaIla e lartë e përqendrimit, kombinimit, specializimit dhe kooperimit të gjithanshëm të prodhimit shoqëror; shtrirja territoriale e saj në të gjithë vendin.
Në zhvillimin e bazës materialo-teknike dhe në strukturën shumëdegëshe të saj, industria luan rolin udhëheqës dhe bujqësia është dega bazë e ekonomisë. Struktura shumëdegëshe eB.M.T. të S. siguron zhvillimin harmonik e përpjesëtimor midis degëve të ekonomisë dhe nëndegëve të saj, midis nëndarjes së parë dhe të dytë duke i dhënë përparësi së parës, shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, materiale dhe të punës së vendit, me qëllim që të sigurohet plotësimi i nevojave gjithnjë në rritje të ekonomisë e të popullit, të rritet efektiviteti i prodhimit shoqëror, të fuqizohet aftësia mbrojtëse e vendit dhe të krijohet një ekonomi kombëtare e aftë për t’u zhvilluar me forcat e veta.
(V. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Baza Materialo-Teknike E Socializmit