BAZALTI
✤ Shkëmb vulikanik efuziv, bazik, me ngjyrë të errët, i përbërë kryesisht nga plagjioklazi bazik, nga pirokseni e shpesh nga olivini, me pamje qelqore (takilit), ose kokrrizimët (doierit), shpesh poroz. Është një nga shkëmbinjtë efuzivë më të përhapur në Tokë, sidomos në fufidin e oqeaneve, ku përbën shtresën bazaltike të kores së Tokësy po edhe në trupat e tjerë qiellorë, sidomos në Hënë. Në Shqipëri B. ndeshet kryesisht në Zonën e Mirditës, ku ka trajta tipike të lavave jastëkore. Këtu ka disa lloje, si B. i mirëfilltë kokrrizimët, ose porfiriti diabazik me shumë pak mbetje qelqore; B. kalcitik ose kalcibazalti me plagjioklaz shumë bazik dhe mbetje të shumta qelqore; B. pa olivinë ose B. toleitik etj., të cilët janë formuar si pasojë e vullkanizmit jurasik. Shquhen edhe lloje B. të formuar nga vullkanizmi triasik, siç janë B. me titanaugit dhe B. me olivinë, si dhe B. me feldspat kaliumi, i cili është formuar edhe gjatë vullkanizmit paleozoik. B. pëson ndryshime, sidomos albitizim dhe Moritizim, duke kaluar në spilit, i cili është shumë i përhapur në Zonën e Mirditës ndërmjet shkëmbinjve të formuar nga veprimtaria vulikanike paleozoike dhe mesozoike. Në B. ka shfaqje clhe vendburime mineralesh të dobishme, kryesisht xeherorësh të bakrit.
(I.Tu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bazalti
[cite]