BAZI
✤ Fshat në rrethin e Matit në rrugën Burrel-Milot. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bushkashi, Ferr-Shkopeti, Kokërdhoku, Karica, Madheshi, Rreth-Bazi, Stojani, Lunre, Drita. Popullsia gjithsej 6000. Përmendet që në shek.XV me emrin Bazëda. Paraqet interes për historinë e lashtë të vendit tonë. Në Bushkash, Karicë e në gjifhë zonën janë gërmuar 35 tuma ilire, me kulturë të pasur. Në Shkopet gjenden dy kala ilire. Banorët kanë pasur traditë gdhendjen e orendive prej druri.

Këshilli NÇ u ngrit në gusht 1944. Më 1952 këtu kaloi «Rruga e Dritës». Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Më 1971 u përfshi në koop. e bashkuar «Skënderbeg». Drejtim kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave, rritja e të imëtave dhe pemëtaria. B. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Ka punishte për punimin e bulmetit dhe prodhimin e rakisë.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bazi


[cite]