BAZILIKA E ARAPAJT
✤ Bazilikë paleokristiane e shek.VI, një nga më të mëdhatë e vendit, e zbuluar në një kodër të fshatit Arapaj. Gërmimet e bëra më 1983 dëshmuan se ka qenë një ndërtim monumental me përmasat 60×28 m.
Në J të bazilikës është zbuluar mozaiku i dyshemesë së një salle me përmasa 6×9 m. Brenda një kornize të gjerë janë vizatuar dy emblema, të zbukuruara me figura të ndryshme. Në qendër të emblemës së parë është një krater, prej të cilit del një hardhi që përhapet në tërë fushën. Në të dy anët qëndrojnë dy drerë. Emblema e dytë ka një kompozim të lirë të marrë nga natyra, me barinj, kuaj, qen e dhi. Mozaiku shquhet për kompozimin, realizmin e figurave dhe ngjyrat e pasura. Ka shumë mundësi që B. e A. të jetë kisha e Sh.Mëhillit, e përmendur nga Ana Komnena në luftën e bizantinëve kundër normanëve në shek. Në betejën e zhvilluar më 1081 rreth Durrësit mbrojtësit u strehuan brenda në bazilikën e fortifikuar, së cilës iu vu zjarri nga normanët. (S.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bazilika E Arapajt