BEÇIKEMI MARIN


BEÇIKEMI MARIN
✤ (1488-1526). Plumanist i shquar shqiptar, pedagog, shkrimtar dhe orator që e zhvilloi veprimtarinë në mërgim. Lindi në Shkodër nga një familje që kishte luajtur rol në historinë e qytetit. Së bashku me shumë bashkatdhetarë e la atdheun më 1479, kur Shkodra ra në duart e osmanëve. M.B. u rrit dhe u shkollua në Bresha, qytet nën zotërimin Venedikas, duke marrë një përgatitje serioze në gjuhët klasike. Më 1494 u kthye në Atdhe ku u martua në Ulqin me një vajzë shqiptare. Pas vitit 1494 ishte në Raguzë rektor shkolle; kreu misione diplomatike në shërbim të Venedikut, krijoi në atë qytet një shkollë studimesh humaniste, mësoi gjuhët klasike në Bresha e Padova etj.; që prej vitit 1517 u thirr si profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. M.B. rriti breza të tërë humanistësh; i kushtoi një varg veprash, të botuara në Venedik, Romë, Paris etj. komentimit e analizës së veprave të Ciceronit, Tit Livit, Plinit, Virgjilit etj. Vepra e tij si erudit u vlerësua lart midis të tjerëve edhe nga humanisti i shquar hollandez Erazmi 1 Roterdamit.

M.B. lëvroi edhe një gjini tjetër letrare, «Panegjirikët», fjalime mburrëse kushtuar figurave dhe ngjarjeve historike të kohës. Në panegjirikun e v. 1503, kushtuar L.Loredanit, dozhit. të Venedikut, M.B. vë në lëvizje gjithë mjetet e artit retorik klasik, por jep njëkohësisht pamjen e saktë të historisë së gjysmëshekullit të jetës së Shkodrës dhe të Shqipërisë së Veriut, që kulmon në mbrojtjen heroike të qytetit kundër dy rrethimeve osmane më 1474 e 1478. Në të ndihet krenaria e autorit për vendlindjen dhe popullin e tij, që ringjalli në figura si Skënderbeu dhe mbrojtësit e Shkodrës, heronjtë e antikitetit. Një shembull i këtij heroizmi masiv ishte edhe familja e M.B. prej 30 anëtarëve të së cilës 26 ranë në luftë. Vepra e M.B. përfaqëson denjësisht humanizmin shqiptar si pjesë të lëvizjes së madhe përparimtare të humanizmit evropian të shek. XV-XVI.

(M.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beçikemi Marin


[cite]