BELLOVA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës në VL të qytetit të Peshkopisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Cerjan, Rabdisht, Zagrad, popullsia gjithsej 2300. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë, me emrin «Qakë» (Plakë), ngritur përreth kështjellës me emrin «Qytet». Këshilli NÇ u krijua më 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar formuar më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, patates, rriten bagëtitë e imëta. B. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, shtëpinë e lindjes, qendër shëndetësore, pika të shërbirnit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bellova
[cite]