BELSHI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në qendër të pllajës së Dumresë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Mërhoja, Qafëshkalla, Seferani, Shkoza, popullsia gjithsej 4700 banorë. Është vendbanim i lashtë, i ngritur pranë liqenit të B., një ndër liqenet e ‘Dumresë (shih). Gërmimet arkeologjike më 1969, 1973-74 në Gradishtë (3 km në JL të B.) e dëshmojnë si vendbanim ilir të periudhës së mesme të bronzlt, që u zhvillua pa ndërprerje në fazat e hershme të epokës së hekurit. Në shek.VI p.e.r. ishte qendër protourbane, ndërsa në shek.IV-I p.e.r. u kthye ^ në qytezë të fortifikuar të krahinës së partinëve. Në P të qytezës, në liqenin e Seferanit ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën. Vazhdoi si qendër banimi edhe gjatë shek.I-VI të e.r. duke qenë pranë degës nga Apolonia të rrugës Egnatia. Në shek.IV-VI u rifortifikua me mure guri të lidhur me llaç.
Këshilli NÇ u krijua në shkurt 1943. Janë zhviiluar beteja të shënuara në prill 1943 midis Brigadës I S dhe pushtuesve italianë dhe në gusht 1944 midis Brigadës VII S dhe forcave gjermano-balliste. Kolektivizimi i bujqësisë është bërë në mars 1957, koop. e bashkuar u formua më 1960. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, duhanit, lulediellit dhe rritja e dhenve dhe lopëve. B. ka shkollë të mesme bujqësore, spital, klinikë dentare, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Belshi
[cite]