BENI ECËN VETË


BENI ECËN VETË
✤ Film artistik për fëmijë i Kinostudios «Shqipëria e Re» (1975) me regjisore Xhanfize Keko (Artiste e Popullit). Në qendër është një fëmijë i mbuluar nga përkujdesjet e tepruara të nënës. Ai shkon në fshat ku zbulon bukurinë e punës së njerëzve dhe të jetës së gjallë me bashkëmoshatarët. Filmi shtjellohet natyrshëm me një gjuhë kinematografike realiste, ka plane poetike dhe është i pasur me hollësi të humorit fëminor. Ka fituar çmim të posaçëm në Festivalin e filmave për fëmijë të Salernos (Itall) më 1979.

(G.E.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beni Ecën Vetë


[cite]