BEQIRI XHELADIN


BEQIRI XHELADIN
✤ (1908-1944). Veprimtar i shquar 1 Luftës ANÇ, një ndër komandantët e çetave të para partizane, Hero i Popullit. Lindi në Gjilan, Kosovë. Punëtor krahu i shumëvuajtur, iu përgjigj thirrjes së PKSH dhe doli partizan në çetën e Kurveleshit (1942); u caktua komandant në çetën «Hajredin Tremishti» (1943). Anëtar i PKSH në tetor 1942. Bëri një punë të madhe për përhapjen e ideve të partisë në krahinën e Tepelenës, të Gjirokastrës, të Delvinës. Me formimin e Brigadës I S u caktua zëvendëskomandant batalioni (1943) dhe më vonë komandant i batalionit të 5-të (1944). Luftoi kudo me trimëri të rrallë dhe u dallua si një ndër komandantët më të zotë. Mori pjesë si delegat në Kongresin e Përmetit. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë në Gur të Prerë të Oparit, më 6.6.1944.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beqiri Xheladin


[cite]