Bernard de Klairvaux
Bernard de Klairvaux (+1159) e kishte origjinën prej një familjeje fisnike nga Fontaines. Në fillim u qeth murg dhe në vijim u zgjodh igumen në Manastirin Klairvaux. Bernardi është një nga mistikët më të mëdhenj të Perëndimit. Ai kishte një kulturë të gjerë dhe karakterizohej nga një talent i veçantë oratorie. Fjala e tij vuri në lëvizje botën e atëhershme që të merrte pjesë në kryqëzatën e dytë. Ishte Shën Bernardi, i cili në sheshin e Vezeleit elektrizoi turmën, duke iu ndezur vullnetin për të dhënë jetën për idealin e shenjtë të krishterimit. Shën Bernardi, duke u shkrirë me turmën dhe duke u bashkuar me dëshirën kolektive, shqeu rrobat për të shpërndarë copërat. Këto copa stofi, u bënë simboli i shenjtë i kryqëzatës së dytë. Dëshira e Shën Bernardit ishte që t’i jepte kryqëzatës, një bazë të fortë nisjeje duke bashkuar në këtë ekspeditë Francën dhe Gjermaninë. Ai pati një ndikim të madh edhe ndaj papëve dhe mbretërve, por këtë nuk e shfrytëzoi asnjëherë për t’i siguruar vetes funksione të larta në gjirin e kishës, por u kënaq të kalonte jetën në vetminë e manastirit. Vepra e tij më e rëndësishme titullohet : “De diligendo Deo” dhe ka karakter mistik.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)