BESIMET POPULLORE


BESIMET POPULLORE
✤ Tërësia e besimeve, e paragjykimeve dhe e përfytyrimeve që pranojnë zakonisht diçka të mbinatyrshme ose hyjnore dhe që ruhen të trashëguara, të ndërthurura me pjesë të tjera të kulturës popullore. Përbëhen nga shtresa të ndryshme historike e botëkuptimore dhe kanë qenë të lidhura me kulte, rite praktika magjike me mitologjinë e folklorin, me kalendarin popullor, me jetën familjare, shoqërore dhe me prodhimin. Kanë lindur në kushtet e nivelit të ulët të forcave prodhuese, kur njeriu ishte i pafuqishëm ndaj forcave shkatërruese të natyrës dhe nuk kishte njohje shkencore. Kanë mbijetuar duke pësuar ndryshime deri në kohën e re në rrethanat e sundimit të rendeve shtypëse, të pushtimeve të huaja e të prapambetjes së madhe. Fetë (krishterimi e mandej islamizmi) për të rrënjosur dogmat e tyre i luftuan besimet vendase dhe në disa raste u detyruan t’i përpunonin, duke u dhënë kuptime ose emërtime të tjera.

Elemente të fetishizmit lidheshin me objekte e vende të kulteve të natyrës; kulti i disa gurëve me birë nëpër të cilat të sëmurët shihnin diellin; kulti i shpellave (ku zhvilloheshin rite pagane, si në shpellën e Shëngjergjit në Malësi të Tiranës, shpellat e Bruçëve në Mat, shpellaf e Velçës në Labëri), kulti i majave të maleve ku për festa të caktuara të vitit ndizeshin zjarre, bëheshin flijime. E përmendur ka qenë maja e malit të Tomorrit ku bëhej pelegrinazh më 15 gusht, si dhe Maja e Këndravicës në Lahëri, Maja e Bukanikut e ajo e Shën Ilisë në Shpat të Elbasanit, Maja e Gjallicës në Lumë, Maja e Pashtrikut të Gjakovës, Maja e Rumies në Krajë (Mal i Zi) etj. Disa krojeve e gurrave u visheshin cilësi të mhinatyrshme bamirëse, shëruese ose anasjelltas: Kroi i Xhazit në Shkrel. Kroi i Bardhë në Velë, Kroi i Bardhë në Kurorë të Lurës. Në përfyfyrimet popullore, disa kroje, shpella të gurrave, lumenj a liqene ishin vendndejtje e qenieve të mbinatyrshme si kuçedra, ksheta, e bukura e dheut. Ndër elementet e totemizmit (besimi në prejardhjen farefisnore nga një i parë mitik: gjallesë a send) më kryesori ishte kulti i gjarprit, që besohej si zot mbrojtës i shtëpisë. Quhej vitore, i tokës a bollë. Me cilësinë e një totemi, bile dhe mbarë etnik del që tek ilirët. Ai mendohej e shërbehej ndër shqiptarë si orë mbrojtëse e shtëpisë, si mbarësi sjellës. Dukuri të animizmit (besimi në shpirtin e ndarë nga trupi) janë shfaqur në forma e aspekte të ndryshme. Në malësitë e V mendohej, në një formë shumë arkaike të përfytyrimeve, se shpirti ishte një njeri tepër i vocërr që rri brenda trupit të njeriut. Në festat e kalendarit popullor, në ritet e posaçme, lutje e tabu që shoqëronin punët e bujqësisë e të blegtorisë, në lidhje me tokën, me hënën, me diellin ndërthureshin besime të ndryshme me motive prodhimtare. Toka e bukës merrej me të mirë që të jepte prodhim të bollshëm. ndalohej goditja e tokës me purtekë. Besime të tjera depërtonin në jetën familjare e të përditshme etj. B.P. mbartnin me vete rite e mendësi primitive që pengonin zhvillimin shoqëror. Dalloheshin nga fetë e organizuara sepse ishin më afër natyrës, prodhimit e jetës familjare popullore. Të sinkretizuara, në shumë eiementë të ndryshëm etnokulturorë, në disa raste kanë ndikuar për qëndresën e kulturës popullore përballë trysnisë së kulturave të huaja. Në kushtet e ndërtimit socialist në vendin tonë këto rite e besime të huaja për botëkuptimin e ri, për kushtet shoqërore rrënjësisht të ndryshme dalin nga përdorinii dhe trajtohen si mbeturina të huaja të së kaluarës.

(M.Ti.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Besimet Popullore


[cite]