BETEJA E KOSOVËS
✤ (1389). Betejë e madhe e zhvilluar më 15 qershor 1389 në Fushën e Koscvës, në afërsi të Prishtinës midis ushtrive të një koalicioni antiosman të kryesuar nga princi serb Lazar dhe ushtrisë osrnane të komanduar nga Sulltan Murati I.
Pas fitores në Betejën e Maricës (shih) më 1371, osmanët kishin vazhduar pushtimet e tyre në Bailkanin Qendror duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Për sundimtarët e Evropës JL po bëhej e qartë se vërshimi osman nuk mund të përballohej me forcat e tyre të veçuara. Në ushtrinë e koalieionit të gjerë që u formua në këto kushte morën pjesë forca serbe, boshnjake, hungareze, kroate, çeke, polake, bullgare, rurnune e shqiptare. Burimet osmane vënë në dukje pjesëmarrjen e gjerë dhe rolin e rëndësishëm të forcave shqiptare, midis të cilëve ishin ndër të tjerë sundimtari i Shkodrës Gjergj II Strazimir Balsha, vëllezërit Junt dhe Teodcr Korona Muzaka nga Shqipëria Qendrore; ky i fundit mbeti i vrarë në fushën e betejës.
Në B. e K. osmanët patën epërsinë numerike me forca që çmohen në rreth 100 mijë veta kundrejt rreth 40.000 tjs ballkanasve. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Një luftëtar i ri me origjinë shqiptare, Milosh Kopiliq depërtoi deri tek çadra e Sulltanit ku vrau Muratin I, ndërsa për hakmarrje osmanët i prenë kryet princit Lazar të zënë rob. Fitorja e Kosovës u hapi osmanëve rrugën për pushtime të reja në Ballkanin Qendror e Verior dhe për depërtimin e mëtejshëm në trevat shqiptare.
(L.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Kosovës