BETEJA E MODRICËS


BETEJA E MODRICËS
✤ (1452). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër trupave osmane të komanduara nga Hamza pasha. Luftëtarët shqiptarë në korrik i dhanë armikut një goditje të befasishme dhe të rrufeshme. Pjesa e ushtrisë osmane që shpëtoi u prit në ngushticat e luginës nga kalorësia shqiptare e komanduar prej Hamza Kastriotit. Në betejë osmanët lanë shumë të vrarë; vetë komandanti i tyre ra rob. Fitorja në Modricë ishte e para kundër forcave osmane që nga koha e hipjes në fron të sulitan Mehmetit II.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Modricës


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "BETEJA E MODRICËS" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/beteja-e-modric%c3%abs