BETEJA NË UJË TË BARDHË
✤ (1457). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër forcave osmane të komanduara nga bejlerbeu i Rumelisë, Isak bej Evrenozi, dhe tradhtari Hamza Kastrioti.
Ushtria shqiptare me manovrime të shkathëta dhe të shpejta, duke u tërhequr si e shpartalluar nga Dibra e Poshtme në drejtim të Lezhës, arriti tl dalë në shpinë ushtrisë së madhe osmane dhe më 7 shtator, në piskun e vapës, ushtria turke e shthurur u godit në befasi pranë fshatit të sotëm Gjorm në afërsi të Laçit. Ushtria osmane pësoi një nga katastrofat më të mëdha në 14 vjet luftë kundër shqiptarëve. Perandoria Osmane u detyrua të kërkonte e të pranonte armëpushim me Skënderbeun në kushte të barabarta. Jehona e fitores la gjurmë të thellë te shqiptarët dhe bëri jaërshtypje edhfi*. në vendet e tjera.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja Në Ujë Të Bardhë