BETIMI USHTARAK
✤ Premtim solemn i qytetarit që hyn në shërbim ushtarak se do t’i qëndrojë besnik popullit e do të kryejë me nder detyrën ushtarake për mbrojtjen e atdheut pa u tërhequr para asnjë vështirësie dhe rreziku; akt, moral e ligjor. B.U. bëhet pasi janë marrë njohuritë e domosdoshme për shërhim ushtarak (shih).Ai kryhetnënjë mjedis festiv ku reparti është rreshtuar dhe në prani të përfaqësuesve të Partisë, të pushtetit, të organizatave të masave, të veteranëve, të prindërve e të afërmve të dëshmorëve, të pjesëtarëve të çetave vullnetare e të rinisë shkollore të armatosur. Me rastin e B.U. mbahen fjalime, bëhen parakalime etj.
B.U. është vazhdim i traditës së besëlidhjes, i dhënies së fjalës në kuvende popullore ose para luftëtarëve të çetave për liri, i besnikërisë së partizanëve të Luftës ANÇ. Në Ushtrinë Popullore B.U. u bë në mënyrë solemne për herë të parë më 10 korrik 1946. Formula e B.U. të Ushtrisë Popullore është: «Si shtetas i RPSSH dhe si pjesëtar i Forcave të Armatosura të RPSSH betohem se do të jem kurdoherë luftëtar i denjë, besnik dhe i papërkulur deri në fund, i gatshëm në çdo çast që të mos kursej as jetën time për mbrojtjen e interesave të larta të popullit e të atdheut, të revolucionit socialist».
(Dh.J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Betimi Ushtarak