BIBLIOTEKA KOMBËTARE


BIBLIOTEKA KOMBËTARE
✤ Biblioteka kryesore e RPSSH. U krijua më 1922 me 3000 vëllime të trashëguara nga Komisia Letrare e Shkodrës dhe shoqëria «V!Iaznia». Drejtori i parë ishte atdhetaxi Sotir Koiea (shih). Pas Çiirimit u hap në filiim të Në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare vitit 1945. Më 1965 kaloi në mjediset e ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës. Sot ka 850 mijë vëllime, më 1944 kishte vetëm 15 mijë. Fondi i albanologjisë është më 1 pasuri në botë. B.K. mbledh e ruan të gjitha botimet shqip. Që më 1948 me vendim të posaçëm shtypshkronjat e vendit dërgojnë kopje të çdo botimi të tyre. Antikuari ka disa inkunabula, mbi 80 vepra të shek. XVI etj. Ka fondet e dorëshkrimeve, të disertacioneve, të gjithë literaturës së huaj për Shqipërinë, të ballkanologjisë, të orientalistikës. të hartave, të standarteve kombëtare e ndërkombëtare etj. B.K. është qendër kryesore bibliografike dhe e metodikës bibliotekare. Përgatit Bibliografinë Kombëtare të RPSSH dhe bibliografi të tjera, boton «Buletinin e bibliotekave». Merr pjesë në informacionin bibliotekar ndërkombëtar.

(P.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biblioteka Kombëtare


[cite]