BICI MARIN


BICI MARIN
✤ Kryepeshkop i Tivarit (1608-1625), me prejardhje nga ishulli Arbe në Adriatikun VL, ku prej kohësh kishin zënë vend mjaft grupe të mërguarish shqiptarë. Njihet sidomos për relacionin e gjatë dërguar Vatikanit, hartuar më 1610 mbas udhëtimit të tij në Shqipërinë e V e të Mesme. Relacioni është një burim historik me interes të madh, me të dhëna të hollësishme gjeografike, demografike, ekonomike-shoqërore, që pasqyrojnë gjendjen e një pjese të madhe të Shqipërisë në fillim të shek.XVII.

(I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bici Marin


[cite]