BILOTA BEMARD
✤ (Bernardo Bilotta, 1843-1918). Poet, gjuhëtar, folkiorist arbëresh nga Frasnita e Kozencës. Ishte një ndër nismëtarët e dy Kongreseve gjuhësore arbëreshe (shih) të mhajtura në Koriljano Kalabro (1895) dhe në Lungër (1897). Shqip botoi Vjersha të përlipme (1894), Nder të mirëve dhe sharje të ligjve (1898) me lirika të vogla të tipit romantik dhe në italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik. La në dorëshkrim poemën Shpata e Skëndërbeut në Dibër të poshtme, e cila u botua në Tiranë më 1967. *Poema i këndon heroizmit të popullit shqiptar të bashkuar rreth Skënderbeut. Ka element epik të theksuar, por edhe disa pjesë lirike të freskëta. B.B. ka lënë pa botuar mjaft vepra me interes për njohjen e zakoneve, jetës e gjuhës së popullit arbëresh.
(A. Va.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bilota Bemard
[cite]