BILISHTI


BILISHTI
✤ Qytet në rrethin e Korçës (VP), rrëzë faqes së Malit të Thatë dhe në të djathtë të rrjedhjes së Devollit të Sipërm. Popullsia 4900 banorë. B. është vendbanim i lashtë. Gjetjet arkeoiogjike në kodrën e kalasë ilire (qyteza e Bilishtit) i përkasin mijëvjeçarit I p.e.r. Për arsye të pozitës gjeografike në pellgun e Devoliit të Sipërm dhe në rrugën Korçë-Follorinë (Greqi) u zhvillua më vonë si qendër zejtare e tregtare. Banoret kanë marrë pjesë në luftën për liri e pavarësi. Më 1911 kanë organizuar çetën e tyre. Më 1918 B. bënte pjesë në krahinën autonome të Korçës dhe më 1918-1920 banorët luftuan për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, Më 1921 në B. u krijua shoqëria «Bashkimi» dhe u botua gazeta përparimtare «Qarku i Bilishtit» nën drejtimin e IT. Karaiskajt. Në B. më 1935 u strehua Riza Cerova. Më 1936 këtu u zhvillua një demonstratë kundër tregtarëve të drithit. Këshiili NÇ u ngrit në mars 1943. Gjatë Luftës ANÇ në B, janë zhviliuar beteja të ashpra me pushtuesit e tradhtarët e vendit. Më 30.9. 1943, forcat partizane të batalionit «Fuat Babani» u ndeshën këtu me forcat pushtuese duke i shkaktuar armikut humbje të rëndësishme. U çlirua më 24.10. 1944 nga partizanët e Brigadës II dhe V S.

Pas Çlirimit B. pësoi ndryshime të mëdha dhe është shndërruar në një qendër bujqësore e blegtorale në peilgun e Devollit të Sipërm. Janë ngritur fabrika e përpunimit të qumështit, punishtja e tharjes së frutave e perimeve, e verës 4 dhe e përpunimit të duhanit, sektori 1 ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve dhe asaj të prodhimeve artizanale, oficina e SMT-së. Pranë ndodhet impianti i pastrimit të rërës kuarcore, miniera e nxjerrjes së nikel-silikatit dhe e hekur-nikeiit. B. ka shkollë të mesme të bashkuar, muzeun krahinor të Luftës ANÇ, 2 shtëpi kulture, 2 bibiioteka, kinema, spital, shtëpi lindjeje, poliklinikë, fushë sportive, rrjet të shërbimeve’ tregtare e komunale. 3 rrugica e disa shtëpi janë shpallur monument kulture, është ngritur lapidari kushtuar dëshmorëve të batalionit «Fuat Babani» dhe luftës heroike kundër provokacioneve të gushtit 1949. B. është qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Bitinckë (shih), Gjonbabasi, Kurila, Kuçi, Kapshtica, Poloska, Treni, Tresteniku, Vishocica, Vërniku, Buzëliqeni. KTL e B. ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, panxharsheqerit e pataten. B. është ndër krahinat e para ku është përhapur kultivimi i panxharit në vendin tonë.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bilishti


[cite]