BIOKIMIA


BIOKIMIA
✤ Shkencë që studion tek organlzmat e gjallë lëndët kimike dhe shndërrimet e funksionet e tyre lidhur rne veprimtarinë jetësore të organizmave. Degë të rëndësishme të saj janë B. mjekësore dhe B. teknike,

B. mjekësore është bazë për kuptimin e të gjitha proceseve normale e patologjike të njeriut dhe ka kushtëzuar përparimin e mjekësisë së sotme. B. M. zgjidh detyra të profilaksisë (depistimet kimike etj.), të diagnostikës, etiopatogjenetike (në përcaktimin e sëmundjes kryesore e atyre shoqërore), terapeutike (në ndjekjen e vlerës së mjekimit të kryer e përcaktimin e nivelit të barnave në gjak, urinë etj.) dhe prognostike. Në pikat kufitare me shumë shkenca të tjera sot kanë lindur degë të ndryshme të B. M., si cito e histokimia normale e patologjike, farmakobiokirnia, biokimia gjenetike, biokimia neurobiologjike. B. mjekësore si disiplinë është zhvilluar në Shqipëri pas Çlirimit, Më 1953 u hap laboratori i B. M. në Instifutin e Lartë Mjekësor (shih: Fakulteti i Mjekësisë), kryesisht me qëllime pedagogjike e shkencore. Në shtator 1963 u hap Laboratori Biokimik Qendror pranë Spitalit klinik Nr. 1 të Tiranës, i cili shërben, bashkë me laboratorln klinik qendror si bazë laboratorike për përgatitjen e kuadrit biokimik-klinik të lartë e të mesëm. Është krijuar shërbimi laboratorik klinik-biokimik në të gjitha institucionet mjekësore qendrore të Tiranës e në qendrat e rretheve. Pranë spitaleve ka laboratore klinike-biokimike të pajisura me mjetet e duhura. Laboratore më të vogla ka edhe pranë spital-poliklinikave të qyteteve të tjera, nëdisa qendra shëndetësore të objekteve të rëndësishme industriale (kombinati metalurgjik «Çeliku i Partisë», HEC i Komanit etj), si dhe pranë mjaft spitaleve zonale e qendrave shëndetësore të fshatrave.

(Gj. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biokimia


[cite]