Blata Blat/ë-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Buka e meshës; blatë, mblatë; buka e kungimit sipas ritualit të Kishës lindore. Shenjëzon trupin e Krishtit, kurse vera në të cilën ngjyhet shenjëzon gjakun e Krishtit. Përmes kungimit shprehet bashkimi ritual në Krishtin. Ka edhe përdorim të pavarur në ligjërim laik. Blatë-blatim është të kushtuarit e një dhurate të madhe një hyjnie apo një çështjeje. Agamemnoni ia blaton të bijën mbarësisë së fushatës së luftës së grekëve kundër trojanëve. Vëllezërit mjeshtra në baladat shqiptare të murimit ia blatojnë nusen e re themelive të urës, për mbarësinë e ndërtimit. Më herët del në forma relativisht arkaike:“ëmblatë”, “amblatë”, si duket me përdorim eufemik. Blatë quhet edhe pajisja që përdor amvisa për të zbukuruar bukën e meshës:zakonisht me shenjë kryqi, me figura tripjesëshe, por herë-herë edhe me figura të botës laike (shqiponjë etj.).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]