BOLETINI ISA
✤ (1884-1916). Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit. Liadi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në n;ë familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiprare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22.4.1881) irmier forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën srS~ dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e LzSzfes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në rënhresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe :arceve shoviniste fqinjë.
Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popnllore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malir të Zi, Busisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Për këtë arësye u thirr në Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri më 1908. I. B. përkrahu revolucionin xhonturk të v. 1908, ishte një nga crganizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908, shih) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e anTishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. I. B. ishte «shpirti i këtyre kryengritjeve». (E. Hoxha). Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë.
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah I. Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me I. Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për eopëtimin e Shqipërisë. Më vonë I.B. kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. I. B. e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët «Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia». Më 23 janar u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të tjerë.
(F.
M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Boletini Isa