BONIFIKIMI


BONIFIKIMI
✤ Tharja e kënetave, e moçaleve si dhe tërësia e punimeve, veprave dhe masave që rregullojnë rrjedhjen e largimin e ujërave të tepërta nga toka e që i mbrojnë ato nga përmbytjet, për të siguruar kushte sa më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për qëllime të tjera, si shëndetësimin e mjedisit, ndërtimin e qendrave të banuara, veprave industriale etj. B. lidhet ngushtë me përmirësimin ujor, i ciii përmbledh rregullimin e sistemimin e lumenjve. të rrjedhjeve të tjera ujore, si dhe me ujitjen, me përmirësimin e përbërjes kimike të tokave etj. B. i fushave mund të bëhet me rrjedhje të lirë ose me ngritje mekanike, kur ujërat hiqen me stacione pompash, që quhen hidrovorë. Efekti i B. plotësohet me sistemimin e relievit të ngastrave e me drenim (shih), kur ky është i nevoj shëm.

B. i fushave në Shqipëri është një nga arritjet më të mëdha e me rëndësi historike, në periudhën pas Çlirimit, që ndikoi jo vetëm për zhvillimin e bujqësisë, por edhe për shndërrime të gjithanshme shoqërore-ekonomike e shëndetësore dhe i ndryshoi pamjen gjeografisë së vendit. Para Çiirimit fusha, fshatra të tëra shpesh edhe pjesë qytetesh u nënshtroheshin vërshimeve të shpeshta të iumenjve e përrenjve, në periudhën e shirave sipërfaqe të tëra mbuioheshin me ujë etj. Populisia vuante nga malaria, që ishte piagë kombëtare. Menjëherë pas Çiirimit nisi puna për tharjen e kënetave. Që më 1948 filluan punimet për tharjen e kënetës së madhe të Maliqit dhe shkallë-shkallë puna u shtri në Myzeqe e në fusha të tjera të vendit. U bonifikuan në fillim pjesët më të larta të fushave e pastaj ato më të ulëta, ato me rrjedhje të lirë, pastaj ato me stacione pompimi, fushat ku përftoheshin toka të mira e pastaj ultësirat bregdetare me toka të kripura. Në shumë vepra punimet u kryen me etapa sipas shkallës së vështirësisë dhe kërkesave në rritje të zhvillimit të bujqësisë. Janë përftuar gjithsej 50 500 ha tokë e re dhe është përmirësuar një sipërfaqe e përgjithshme prej 199.420 ha. Rrjeti i veprave të B. është shtrirë në 23.000 ha, është siguruar edhe ujitja e tyre (shih: Ujitja). Për punimet janë investuar nga shteti shuma të mëdha dhe janë lëvizur me miliona m3 dhera. B. së bashku edhe me shndërrimet e tjera krijuan një mbështetje të fuqishme për një bujqësi të zhvilluar, duke dhënë ndihmesën për të realizuar politikën e PPSH për të eeur me hapa të shpejtë në rrugën e bujqësisë së përparuar socialiste. Me veprinxtarinë e tyre kanë dhënë ndihmesë në këtë fushë Thoma Filipeu, Faredin Nuri, Ilia Plasa, Zef RakacoIIi, Nezir Noti, Dhimitër Vogli, Kovi Kita etj. (Z.Ra.j

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bonifikimi


[cite]