BORSHI LANO


BORSHI LANO
✤ (1890-1965). Atdhetar dhe veprimtar demokrat. Studimet fillore e të mesme si dhe ato të larta për drejtësi i kreu në Turqi. Në Stamboll zhvilloi veprimtari atdhetare. Ishte anëtar i klubit «Bashkimi» e bashkëpunoi me gazetën «Shqipëria e lirë». U kthye në Shqipëri pas Luftës I Botërore dhe u aktivizua më 1920 në luftën kundër pushtuesve italianë. Mori pjesë në lëvizjen demokratike si anëtar i organizatës «Bashkimi» dhe veprimtar i Revolucionit të Qershorit të vitit 1924 (shih). Qeveria demokratike e Fan Nolit e caktoi anëtar të Gjyqit të Lartë, për dënimin e kriminelëve zogistë. Pas kundërrevolucionit zogist mërgoi në Vjenë, ku u përfshi në radhët e Komitetit Nacional Revolucionar si kryetar i Këshillit drëjtues të organizatës dhe më vonë i Komitetit të Çlirimit Nacional (shih) të eilin e përfaqësoi në një sërë kongresesh me rëndësi ndërkombëtare. Në vitet 1929-1933 jetoi e punoi në Gjermani prej nga, për shkak të ndjekjeve të regjimit nazist, u detyrua të shkonte në fillim në Rumani e pastaj u vendos përfundimisht në Turqi. Mbajti deri në fund të jetës një qëndrim prej atdhetari demokrat.

(V. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Borshi Lano


[cite]