BOTIMET
✤ Pas Çlirimit të Shqipërisë botimi i librave të ndryshëm është bërë një veprimtari e gjerë dhe e organizuar në përputhje me politikën e PPSH për ndërtimin e socializmit, për zhvillimin e revolucionit ideologjik e kulturor, për përparimin e arsimit, shkencës, teknikës, letërsisë e arteve dhe për ngritjen e nivelit kulturor të masave. Librit (shih) iu kushtua një vëmendje e posaçme. U krijuan shtëpi botuese të posaçme si «8 Nëntori», «Naim Frashëri», «Shtëpia Botuese e Librit ShkoIIor» etj., si dhe degë të botimeve pranë institucioneve arsimore e shkencore më të rëndësishme, si të Akademisë së Shkencave, UT etj., dhe u ngrit industria poligrafike (shih). Tirazhi i përgjithshëm i të gjitha botimeve më 1981 ishte mbi 9 milionë kopje. Vendin më të rëndësishëm e zë letërsia politiko-shoqërore. Me cilësi e me tirazhe të larta janë botuar «Historia e PPSH», materialet e dokumentet e PPSH, si dhe librat e Veprat e sh. Enver Hoxha, nga të cilat vetëm gjatë viteve 1965-1980 kanë dalë 6 milionë kopje, me një tirazh mesatar mbi 50.000 ekzemplarë, ndërsa botime të veçanta nga 100.000 deri në 300.000. Ngjarje të rëndësishme kanë qenë vënia në qarkullim e «Kapitalit» të K. Marksit, e «Veprave të zgjedhura» të K. Marksit e F. Engelsit, përfundimi i veprave të plota të V. I Leninit e J. V. Stalinit, botimi vitet e fundit i serisë së kujtimeve të sh. Enver Hoxha.

Në botimet letrare, vendin kryesor e zënë veprat e shkrimtarëve shqiptarë të realizmit socialist. Veprimtaria e tyre krijuese ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Më 1981 u vunë në qarkullim 15 romane (pothuaj kaq vepra ietrare botoheshin në vit në periudhën 1912-1944), 50 vëllime me novela, tregime, poezi e drama e rreth 60 vëllime me letërsi për fëmijë. Tirazhi mesatar i veprave letrare shkon nga 2.500 deri në 10.000 kopje. Vepra të ndryshme arrijnë deri 20.000, përveç ribotimeve. Vitet e fundit ka nisur botimi i «Veprave letrare» të shkrimtarëve më në zë të realizmit socialist.

Ndër botimet letrare zënë vend edhe përkthimet nga Idasikët e popujve të ndryshëm, që nga ata të antikitetit greko-latin e deri * te shkrimtarë përparimtarë bashkëkohorë të mjaft vendeve të botës siç janë: «Iliada» e «Odisea» të Homerit, «Komedia hyjnore» e Dantes, «Fausti» i Gëtes, «Don Kishoti i Mançes» i Servantesit, «Lufta e t>aqja» e Tolstoit, «Çajld Haroldi» I Bajronit, disa nga veprat e Molierit, Shekspirit, Balzakut, liygoit, Pushkinit, Majakovskit, Gorkit etj.

Libri shkencor e ai tekniko-shkencor, botimet e shumta të instituteve të ndryshme të Akademisë së Shkencave, Universitetit të Tiranës e të Instituteve të tjera kërkimore shkencoTe, duke përfshirë edhe veprat shkencore popullarizuese, kanë peshë të ndjeshme në botimet. Vitet e fundit doli «Fja!ori i gjuhës së sotme shqipe», një numër veprash të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, ka filluar botimi i veprave të studiuesve si A. Xhuvani etj. Arritje të shënuara janë veprat kolektive e përgjithësuese, përmbledhjet e punimeve të konferencave shkencore kombëtare, të dokumenteve historike, studimet e monografitë, fjalorët e tipave të ndryshëm, librat për nevojat e prodhimit, të teknikës e bujqësisë, të mjekësisë, albumet e ilustruara etj.

Librat shkollorë të të gjitha shkallëve dhe veçanërisht ato të shkollave të arsimit të përgjithshëm e profesional, zënë një vëllim të madh. Krahas botimeve shqip, ka disa vjet që Shtëpia Botuese «8 Nëntori» merret edhe me botimin e veprave politike shkencore, dhe për njohjen e vlerave materiale e shpirtërore të popullit shqiptar për lexuesit e huaj. Janë botuar «Historia e PPSH» (në gjashtë gjuhë), «Veprat e zgjedhura» të sh. Enver Hoxha (vëllimet 1-4 në katër gjuhë), disa përmbledhje me raporte, fjalime dhe artikuj. Përveç librave, botohet edhe një numër i madh gazetash e revistash, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në disa gjuhë të huaja. Me shpërndarjen e të gjitha llojeve të botimeve merret Ndërmarrja e Përhapjes të Librit e degët e saj në rrethe. Ajo merret edhe me eksportimin e importimin e librit e të shtypit. Libraritë, nga një numër i kufizuar para Çliriimt (vetëm në disa qytete kryesore), sot shtrihen kudo, deri në zonat më të thella malore. Më 1982 numëroheshin rreth 350 librari.

(P. T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Botimet


[cite]