BRATAJ
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (J) në bregun e majtë të Shushicës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Gjormit (shih). Dëshmohet si vendbanim i lashtë i fisit ilir të amantëve. Ruhen gërmadhat e qytetit të Ledhës (shek. II p.e.r.) Me emrin e sotëm përmendet qysh në shek. VIII. B. ka qenë qendër administrative për zonën e Mesaplikut. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Celula e PKSH u krijua në dhjetor 1942, dhe po në atë muaj është zhvilluar një betejë e ashpër kundër fashistëve Italianë. Në maj 1943 u formua çeta «Memo Mete» e fshatit. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Sot përfshihet në koop. e bashkuar të Gjormit, drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave, duhanit, rritja e bagëtisë së imët. B. ka shkollë të mesme bujqësore, spital, farmaci, klinikë dentare, shtëpi lindjeje, vatër kulture, muze, pikat e shërbimit rregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brataj


[cite]