BRIZA
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (V), në bregun e djathtë të Devollit, në grykëderdhjen e përroit të Holtës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Liras, Stror, Tërvol, Gjergjovinë, Kotorr, Galigat, Cingar (i Sipërm dhe i Poshtëm), popullsia gjithsej 2530. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Në tumat e Holtës janë zhuluar objekte që i përkasin mijëvjeçarit I p.e.r. Në Galigat është strehuar shoku Enver Hoxha me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm, gjatë operacionit të dimrit 1943-44. Më 29.5.1944 është zhvilluar një betejë e ashpër nga Br. I S kundër forcave gj ermano-balliste. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1944. U çlirua më 10 korrik 1944. Kolektivizimi i buiqësisë përfundoi më 1956. D. është qendër e koop. së bashkuar «11 Janari». Ka drejtim kryesor: drithërat, perimet, vreshtarinë. Fshati ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, pika të shërbimit tregtar e komunal, monumente kulture: kalanë e Tërvolit, kalanë e Galigatit dhe kasollen e Galigatit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Briza


[cite]